“Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, mbrëmë, në mesnatë, ka ndodhur një problem teknik, ku është shkaktuar shpërthimi i një gypi të kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike. Menjëherë kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes, situata është vënë nën kontroll. Nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët”, thuhet në njoftim.

Kanë treguar se pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe se pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit, me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor.