“Në një situatë normale ky do të ishte lajm pozitiv, e parimisht është. Shpresojmë që në vazhdim të seancës të zgjidhen edhe nënkryetarët. Jam i bindur që as votuesit e LVV-së e as qytetarët nuk janë të lumtur me përzgjedhjen që e ka bërë Albin Kurti për kryetar të Kuvendit. Albin Kurti e LVV-ja konsiderojnë që qytetarët e Kosovës më së miri i përfaqëson Dimal Basha. Në një situatë normale asnjëherë nuk do ta votonim dikë si Dimali në krye të Kuvendit, por ne sot  kemi votuar siç kemi thënë nga dita e parë për ta zhbllokuar situatën dhe për t’i qëndruar besnik fjalës publike, sepse për mua e për PDK-në kjo është më e rëndësishme”, tha ai.

Krasniqi tha se fjalën që e kanë dhënë e mbajtëm sot.

“A jemi të lumtur që Dimal Basha është kryetar, se besoj që janë të lumtur as deputetët e LVV-së, ju i patë me fytyra të varura sepse ndoshta as nuk kanë besuar që bëhet, megjithatë sot kemi kryetar të Kuvendit. Shpresoj sot do të t’i kemi edhe nënkryetarët që ta konstituojmë Kuvendin e do të hyjmë në afate kushtetuese, për të dalë nga ky ngërç i tejzgjatur që dihet botërisht edhe për militantin më të madh të LVV-së është imponuar nga Vetëvendosje. Sikur të ndodhte kjo qysh në ditën e parë para 4 muajsh kishim pasur institucione”, tha Krasniqi.