Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së kësaj ministrie.
Ky veprim është bërë pasi sot, ka dhënë dorëheqje dhe është liruar nga detyra e ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu.
“Kryeministri Kurti e uron z. Durmishi për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftimin e Qeverisë në detyrë.