Një 45 vjeçar është vënë në pranga sot nga njësitet e stacionit policor të Fushë Kosovës, pasi i njëjti ishte i dënuar për dy vepra penale, “Vjedhje të rëndë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Policia ka bërë të ditur se ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vite e 20 ditë burgim.
“Personi i arrestuar B.S, mashkull, 45 vjeçar, bazuar në urdhëresa, është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vite e 20 ditë burgim. Policia e rajonit të Prishtinës do të vazhdoj ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale”, thuhet në njoftim.