Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin aktual të Drejtësisë, Blerim Sallahun, ushtrues të detyrës së ministrit të Drejtësisë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kurti e ka uruar Sallahun për përgjegjësinë e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e detyrave të tij të reja.