Transfuzioni i Gjakut falënderon të gjithë punonjësit që iu përgjigjën thirrjes për dhurim të gjakut, duke treguar solidaritet dhe ndjeshmëri ndaj pacientëve në nevojë.

“Një falënderim i veçantë shkon për organizatorët dhe mikpritësit për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar gjatë realizimit të këtyre aksioneve”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, disa prej dhuruesve vullnetarë realizuan dhurimin e gjakut në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, duke dëshmuar ndërgjegjen dhe humanizmin e tyre në përkrahje të jetës.

Transfuzioni i Gjakut falënderon të gjithë për kontributin e vyer dhe fton qytetarët të vazhdojnë të tregojnë përgjegjësi dhe solidaritet përmes dhurimit vullnetar të gjakut, një akt jetik dhe human që shpëton jetë.