Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zhvilluar takim me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Sipas njoftimit, gjatë takimit, ambasadori pranoi personalisht letrën e organizatës, e cila ishte adresuar ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Tutje thuhet se kjo letër përmban shqetësimet lidhur me Gjykatën Speciale dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm.
“Ky hap përfaqëson një angazhim të drejtpërdrejtë dhe një kanal të rëndësishëm diplomatik për përcjelljen e shqetësimeve tona në instancat më të larta shtetërore të Turqisë.”, thuhet ne njoftim.