Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë arrestuar të mërkurën në Lipjan pasi dyshohen për vrasje në tentativë.
Sipas njoftimit, ata dyshohen për përfshirje në një përleshje fizike me katër viktima, të gjithë meshkuj kosovarë.
“Gjatë incidentit është përdorur edhe një mjet i mprehtë (thikë). Përleshja ka rezultuar me lëndime trupore për të gjithë të përfshirët. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ku tre prej tyre janë liruar, ndërsa njëri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.