Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2025, rreth orës 18:30, kur i dyshuari, shtetas kosovar, në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik, ka sulmuar policët.

“Është arrestuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar zyrtarët policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim me organet e drejtësisë.