By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Limaj për punimin ku ishte pjesë Basha: Fyerje ndaj Kosovës dhe diasporës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Limaj për punimin ku ishte pjesë Basha: Fyerje ndaj Kosovës dhe diasporës
Lajme

Limaj për punimin ku ishte pjesë Basha: Fyerje ndaj Kosovës dhe diasporës

Kosova Times
Last updated: 2025/08/28 at 1:13 PM
Kosova Times Published August 28, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se artikulli i publikuar me autorë Dimal Bashën dhe Jana Arsovska ka qenë një punim që fyen Kosovën, diasporën dhe luftën çlirimtare. Ai në prag të vazhdimit të seancës konstituive ka shprehur mirënjohjen e tij për gazetarin që ka hulumtuar dhe e ka bërë publikimin e atij punimi.

 

“Ai nuk është shkrim është një punim shkencor, që shërbehen studentë, profesorë, publicistë, prokurorë, propagandistë. Thjesht nuk është një artikull, një prononcim, një status, por është një shkrim shkencor, demek i bazuar, e i hulumtuar nga dy autorë profesionistë. Për më tepër besueshmërinë e atij shkrimi e jep, sepse njëri nga bashkautorët është shqiptar nga Kosova, pra i jep peshë atij hulumtimi”, ka thënë Limaj.

Ai tutje ka thënë se deri në vitin 2016 në vazhdimësi ka pasur hulumtime të tilla të porositura për të forcuar akuzat serbe e për të forcuar raportin e Dick Marty-t.

“Ka plotë artikull të tillë të cilët janë shkruar në atë kohë për demonizimin e luftës çlirimtare dhe pavarësinë e Kosovës, e sidomos keni parasysh në vitin 2010 kur ka qenë beteja për njohjen e pavarësisë së Kosovës, kur debati i madh ka qenë kontestimi i luftës çlirimtare. Në gjithë këtë kohë ka dalë edhe ky artikull si shumë të tjerë. Më vjen keq, shumë keq, që një shqiptar për ta publikuar një shkrim, një punim shkencor, vetëm për ta publikuar, ka fyer, ka ofenduar, ka rrënuar, ka shtrembëruar, e ka akuzuar vendin e vet, kombin e vet për ta botuar gjoja një punim shkencor, për t’i shërbyer atij vet personalisht”, ka shtuar Limaj.

Në pyetjen e gazetarëve nëse duhet të iniciohet shkarkimi i Dimal Bashës nga pozita e kryeparlamentarit, Limaj ka thënë se kjo çështje është shumë serioze dhe se ai punim fyen qindra mijëra mërgimtarë nga Kosova.

“Serioze është natyra. Artikulli është punim shkencor. Unë kam qenë në gjykata, punimet e tilla shkencore ne i kemi pasur në akuza të drejtpërdrejta nga organet ndjekëse për të sforcuar argumentet e tyre ndjekëse ndaj luftës çlirimtare. Por kjo nuk është thjesht ndaj luftës, ai artikull fyen gjithë diasporën e Kosovës. Qindra mijëra shqiptarë, që me sakrificë e kanë ndihmuar lirinë e Kosovës. Qindra mijëra shqiptarë që kanë mbajtur arsimin e shëndetësinë me mjete të veta në Kosovën e pushtuar dhe që kanë mbajtur gjallë rezistencës e Kosovës dhe që e kanë ndihmuar luftën çlirimtare të Kosovës dhe në fund ata i kthejnë dhe i bëjnë banda dhe rrjete të drogës. Ata njerëz që me mund dhe sakrificë kanë financuar Kosovën, këta në artikull i kthejnë gjoja rrjete të drogës e banda. Thjesht këtë e kemi parë në librin e bardhë të Serbisë, në punimet shkencore ruso-serbe, thjesht është në përputhje të plotë me atë çfarë ka bërë propaganda serbe dhe shërbimet sekrete ruso-serbe, për të demonizuar argumentet e pavarësisë dhe lirisë së Kosovës”, ka nënvizuar Limaj.

Ndëkohë, më herë kryeparlamentari Dimal Basha i ka quajtur “të ulëta” dhe të rreme akuzat se ka shkruar kundër UÇK-së në një artikull me një bashkëautore, 12 vjet më parë. Ai ka thënë se nuk mban përgjegjësi për asgjë që është shkruar kundër UÇK-së në atë artikull dhe se e mbështet luftën e Ushtrisë Çlirimtare.

Megjithatë, Limaj ka thënë se kur je bashkëautorë një një punim me dikë, do të thotë se pajtohesh me atë çfarë është shkruar.

You Might Also Like

Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës

Apeli i Speciales rrëzon apelet në rastin e administrimit të drejtësisë

Ulutash diskuton me zyrtarin e DASH-it për situatën aktuale në Kosovë

Riciklimi dhe menaxhimi i mbeturinave shpëtojnë mjedisin

Aksident mes vetures dhe trenit në Prishtinë, një person i lënduar

Kosova Times August 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Merkcel do të nderohet me dekoraten më të lartë gjermane: Lista e të ftuarve për ceremoninë është domethënëse

Kosova Times Kosova Times March 29, 2023
Sekretari i shtypit i Navalny konfirmoi vdekjen e tij
Laçi e Muçi njëzëri: Tani duam vendin e parë në grup!
Shumë pikëpyetje për tunelin e zbuluar nën gjykatën malazeze
Lëshohet për qarkullim rruga që lidh lagjen Kalabria me lagjen Dardania
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?