Mbi vendin tonë të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell. Gjatë ditës do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi1–4 m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 deri në 33 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Këtë javë vendi ynë është nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike. Në mëngjes do të mbajë mot i freskët dhe i këndshëm, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje graduale, duke arritur vlera tipike për stinën e verës.