Murati ka theksuar se para Kuvendit sot janë dy opsione të qarta: të votohet një nga 9 deputetët e Listës Serbe, që sipas tij do të nënkuptonte vendosjen e një personi të dirigjuar nga terroristi Milan Radojçiq në kryesinë e Kuvendit ose të mbështetet kandidatura e Nenad Rashiqit, një deputet serb që nuk është pjesë e Listës Serbe.

“Ne e kemi bërë të qartë që për cilindo nga Lista Serbe, e cila punon kundër Republikës së Kosovës, vota jonë është kundër,”  ka deklaruar Murati.

Ai ka theksuar se  Rashiq është i vetmi opsion i pranueshëm, duke shtuar se tani përgjegjësia bie mbi deputetët e opozitës.

“Për cilin opsion janë deputetët e opozitës?”, ka pyetur ai.