By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb
January 31, 2026
Peja mposht bindshëm Rahovecin
January 31, 2026
LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm
January 31, 2026
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U aksidentua më 10 gusht, dhjetë vjeçari në gjendje të rëndë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > U aksidentua më 10 gusht, dhjetë vjeçari në gjendje të rëndë
Lajme

U aksidentua më 10 gusht, dhjetë vjeçari në gjendje të rëndë

Kosova Times
Last updated: 2025/08/29 at 10:07 PM
Kosova Times Published August 29, 2025
Share
SHARE

Po bëhen pothuajse tri javë që ditë e natë qëndron pranë djalit të saj, Elvisit, i cili u godit nga një veturë në Bresje të Fushë Kosovës. Ibadete Hasani, nëna e 10-vjeçarit, flet për përjetimet e 10 gushtit, kur kuptoi që djalin e saj ia goditi vetura.

 

“Doli një polic e tha: a je në gjendje me hy te djali, a je e fortë? Thashë: valla s’po di çka me të thanë. Kur kam hy brenda në spital me pa, veç e di që kam thanë: a është djali jem, a kështu të paskan bë? Edhe ma nuk kam ditë ku jam, veç kur e kom pa vetën në korridor”, ka thënë nëna e Elvisit.

Ajo thotë se gjendja e djalit është e rëndë, për çka mjekët i kanë rekomanduar të qëndrojë në spital edhe një muaj.

“Kam ardhur unë këtu në intensiv, kom qëndruar 2 javë e dy ditë, se sot tri ditë këtu është djali që e kanë sjellë prej intenzive, po me ushqyer jo, asgjë jo, djali krejt me as s’e them më, as nuk din, as asgjë, vetëm shikon, sytë qel i mban, qatë frymë që merr se asgjë tjetër. Mjekët po mundohemi po thonë, po djali që ka pas gjakderdhje në kokë shumë, edhe po thonë e ka lënduar trurin e tash po këqyrin, po thonë që munden këtu mirë, që jo…?”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, në rrjete sociale është publikuar numri i xhirollogarisë ku qytetarët mund të dërgojnë para për shërimin e Elvisit, pasi sipas nënës së tij, po detyrohen të blejnë terapinë për trajtim në QKUK.

Për rastin gjatë ditës ka reaguar Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, sipas të cilit, fëmijës nuk i ka munguar asnjëherë kujdesi mjekësor.

“Është realizuar përpunim laboratorik dhe imazherik, si dhe janë kryer konsultime të shumta multidisiplinare (neurokirurg, neurolog pediatrik, oftalmolog, fiziatër). Pacienti ka marrë terapi antibiotike, antiepileptike, kortikoterapi, terapi fizikale dhe mbështetëse, ndërsa është ushqyer përmes sonde nazogastrike dhe është monitoruar vazhdimisht nga ekipi kujdestar”, thuhet në reagim.

E nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se i dyshuari për goditjen e Elvisit është intervistuar.

“Lidhur me aksidentin, personi i dyshuar është intervistuar nga ana e policisë dhe lënda është përcjellë në prokurori për veprime të mëtejme, ku dhe mund të adresoni pyetjet tuaja për detaje”, ka thënë policia.

RTK ka pyetur edhe në Prokurorinë Themelore në Prishtinë nëse është ndërmarrë ndonjë masë ndaj të dyshuarit, apo çka ka ndodhë me rastin, por nuk kanë kthyer përgjigje nëse ngasësi i automjetit ndodhet në paraburgim apo është liruar.

You Might Also Like

Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb

LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm

“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

Kosova Times August 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

FIFA ia shkëput kontratën Ramadanit me Gjilanin

Kosova Times Kosova Times December 24, 2022
AKB: Rreth 17 mijë të rinj presin 5 vjet për t’u punësuar në Kosovë
Ish-kreu i shërbimit të sigurisë së brendshme: Izraeli është në rrugën e një diktature
Në Serbi thonë se “dronët nga Kosova” vëzhguan objekte ushtarake
Kjo është arma taktike bërthamore që përdor Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?