By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 27, 2026
Moti në Shqipëri me diell dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin
January 27, 2026
Akulli mbulon SHBA-në, qindra mijëra pa energji elektrike, të paktën 30 të vdekur
January 27, 2026
VIDEO: Narko-nëndetëse u fundos në Azore, 35 balona me kokainë përfunduan në fund të oqeanit
January 27, 2026
Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stuhi e fortë shiu dhe ere në Shqipëri, policia: Shmangni lëvizjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Stuhi e fortë shiu dhe ere në Shqipëri, policia: Shmangni lëvizjet
Lajme

Stuhi e fortë shiu dhe ere në Shqipëri, policia: Shmangni lëvizjet

Kosova Times
Last updated: 2025/08/30 at 3:23 PM
Kosova Times Published August 30, 2025
Share
SHARE

Stuhi ere të fortë dhe reshje të dendura shiu përfshinë mesditën e sotme disa nga qytete kryesore në Shqipëri.

 

Si pasojë e reshjeve dhe erës së fortë në disa zona të Tiranës, janë shkaktuar dëme. Në foto të publikuara në medie, duket se janë rrëzuar pemët në anë të rrugës të cilat kanë rënë mbi një automjet.

Policia e Tiranës njoftoi se punonjësit e policisë së kryeqytetit dhe të komisariateve në varësi janë prezentë kudo në terren për të ofruar ndihmë dhe mbështetje qytetarëve për shkak të motit të keq që po përfshin qytetin.

Policia gjithashtu iu bëri thirrje qytetarëve që “të jenë të kujdesshëm, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të raportojnë çdo situatë të rrezikshme në numrin 112”.

“Lutemi që të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, me qëllim garantimin e sigurisë së të gjithëve”, apeloi policia.

Edhe qytetit i Durrësit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

Në Lezhë reshjet e dendura dhe me intensitet të lartë të shiut përmbytën disa nga rrugët kryesore të qytetit. Sipas medieve janë përmbytur zona kryesore, përfshirë bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja. Si pasojë e motit të keq ka pasur edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Autoritetet lokale po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës për të marrë masat e nevojshme.

Gjithashtu edhe në Vlorë erërat e forta kanë sjellë një stuhi rëre, duke mbuluar qytetin bregdetar. Pamjet në medie tregojnë rrugë të mbushura me pluhur, ndërsa era e fortë ka krijuar vështirësi për lëvizjen e qytetarëve.

Edhe qyteti i Fierit u përfshi nga reshje të dendura shiu mesditën e sotme, ku për shkak të stuhisë u krijua vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugë.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me diell dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë

Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm

Kurti takon ambasadorin Hargreaves

Sistemi i ri të BE-së, transportuesit në Maqedoni bllokojnë pikat kufitare

Kosova Times August 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

BQK dhe FKGK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Kosova Times Kosova Times August 15, 2024
Ali Ahmeti kujton Arbën Xhaferin, 13 vjet pas ndarjes nga jeta
RrGK reagon për punonjëset teknike: njëra ka përfunduar në QKUK
Aktakuzë kundër dy personave për veprën penale vjedhje e rëndë në bashkëkryerje në vazhdimësi
Alice Bellandi, e artë në xhudo
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?