RTSH
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 në hyrje të qytetit të Peqinit në vendin e quajtur Ura e Teqes.
Mjeti tip Golf ka dalë nga rruga, duke aksidentuar dy personat që ndodheshin brenda, drejtuesin 24-vjeçar, banues i Peqinit, dhe shoqëruesin e tij me po të njëjtën moshë dhe vendbanim.
Të aksidentuarit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit, por fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin dhe kanë ndërruar jetë të dy.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.