By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në parajsë turistike që mban emrn Valbonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Në parajsë turistike që mban emrn Valbonë
Turizëm

Në parajsë turistike që mban emrn Valbonë

Kosova Times
Last updated: 2025/08/31 at 7:34 AM
Kosova Times Published August 31, 2025
Share
SHARE
Nga Imer Hysa 
E kishim planifikuar që në Itali me mikun tim Halil Hoti një vizitë turistike 24 orëshe në Valbonë, sapo ai të vinte në vendlindje. Dhe do të ishte pikërisht dita e sotme që endrrën tonë do ta bënte realitet. As parashikimi i metereologëve pêrmes alarmit të kuq shi dhe stuhi nuk mund ta prishte këtë endërr.
Nga dy rrugët e mundëshme për të vajtur atje ne zgjodhëm atë nga Gjakova dhe jo atë nga Hasi, për faktin se kthimin e kishim planifikuar me traget.
Si çdo udhëtim i gjatë edhe ky nuk do ti shmangej ndalesave për kafe në vende të veçanta si ai buzë liqenit të Drinit apo në Gjakovë. Fakti që udhëtimi bëhej me automjetin tim personal na i bēnte të lehta dhe të mundura në çdo kohë e në çdo vënd që dêshironim.
Nga Gjakova për në Tropojë kaluam në një rrugë të mirëmbajtur mes një peisazhi të gjelbëruar. Ashtu si në Doganën e Morinës as në Pikën e Kalimit Kufitar Qafa e Morinës nuk na ndaloi njeri për kontroll, thjeshtë një numërim sa veta jemi.
Pas më pak se një orë dhëtimi nga Gjakova arrijmë në Tropojën e Vjetër. Njgjante me një qytezë gjysëm të braktisur.
E përshkoj të gjithën duke bërë fotografi, dikush që më njihte më tregoi: “kjo është shtëpia e Sami Mulës, mikut tënd poet”. E fotografova.
Kam edhe miq të tjerë poetë nga këtu, Azem Baliaj, Bujana Malaj, e mjaftë të tjerë.
Ata janë më poshtë, rrugës për në Bajram Curr.
Vërtetë ashtu ndodhi, lexoj një tabelë Babinjë, i bëj foto dhe ja nis poetit të magjishëm lirik dhe aktor i talentuar Azem Baliaj, me mirënjohje të thellë më dërgon pesë zemra si falenderim të thellë. Pak minuta më tej është Hotel Restorant dhe shtëpia e Misionarit të Pajtimit Avdi Rexha. Ndajojmë, edhe këtu fotografi të shumta si kujtim dhe me dëshirën e mirë në shënjë respekti ja dërgoj disa prej fotove të bijës, veprimtares shoqërore e misionare e paqes që vazhdon rrugën po me aq denjitet sa i ati i saj zonja Bujana Malaj, tashmë mërgimtare në Angli, por që shumicën e kohës e kalon në Shqipëri në angazhime të shumta, kulturore dhe artistike.
Nga këtu nisemi drejtë Bajram Currit qytetit të bukur alpin. Rruga për atje kalon përmes një rruge piktoreske mbuluar nga krahë të gjelbëruar plepash mbi 50 vjeçarë. Pothuajse në fund të kësaj rruge dhe në hyrje të qytetit janë varrezat e dëshmorëve të rënë në mbrojtje tē atdheut ku u përula me shumë respekt, por pse ta fsheh ndjeva dhimbjen e thellë të harresës nga mosmirëmbatja.
Qyteti i Bajram Currit dhe pse i vogël është një nga qytetet e bukur shqiptarē i sistemuar me kujdes dhe i mbajtur pastër. Objektet social kulturore, monumentet e heronjve, muzeu, stadiumi i lojrave me dorë etj lartësoheshin hijshëm në qytet.
Turistë të shumtë vëndas dhe të huaj mbushnin rrugët e qytetit duke bërë fotografi për ti ruajtur si kujtim.
Një turist që vuri re se njëri nga ne të pestë të po bënte fotografinë e katër të tjerëve na u drejtua në anglisht, “mund të ju bëj unë fotografi të pestëve”. Besi, im bir që e zotëron mirë këtë gjuhë i ofroi telefonin celular të na fotografonte.
Pastaj filluan të flisnin. Ai ishte nga australia quhej Benedict P. Cuminns dhe kishte punuar si gazetar atje, tani punonte me një kompani hotelerie dhe kishte ardhur si turist në Shqipëri. “Ky vend më pëlqen shumë, është tejet i bukur” do të shprehej ai. Kur i tregova se edhe unë jam gazetar duke i treguar dekomentin ai me ofroi kartvizitën dhe kërkoi të bënim një fotografi si kujtim sëbashku.
Fakti që numri i turistëve ishte i shumtë dhe ne nuk kishim pronotuar më parë hotel na u desh të “futnim mik” një mikun tonë nga Tirana.
Jeni te hotel restorant “Univers” dhe jeni të regjistruar nesër te trageti do të na udhëzonte miku ynë.
Nga këtu nisemi drejtë Valbonës. Fillimisht koha ishte e mirë, por sapo arrijmë në Dragobi filloi shiu. Nga njoftimet në telefon mësojmë se në Tiranë, Durrës e Lezhë shiu dhe stuhitë kanë bërë dëme të mëdha. Na duhej të bisedonim herë pas here me të afërmit tanë për gjëndjen dhe a kaloi stuhia. Ashtu në shiun që vazhdonte të shtohej përshkojmë edhe ato minuta nga Dragobia drejtë Valbonës. Gjatë gjithë rrugës mes gjelberimit të harlisur të pishave e bredhave syri do të shikonte bujtina të shumta të mbushura me turistë.
Ne ndalojmë te Hotel Restorant “Fusha e Gjësë”, një resort turistik tepër mahnitës i mjediseve brënda dhe jashtë.
Futemi brenda. Ishim me fat se u lirua një tavolinë. Për shkak të shiut që binte të gjitha tavolinat ishin të zëna nga klientët e shumtë. Pasi zëmë vënd unë nëpër shi dal e bëj fotografi atij mjedisi të mrekullueshëm duke shfrytezuar disi lehtësimin e shiut dhe një qartësi disi më të mirë të majave të shumta të apleve shqiptare.
Shumë turistë të huaj dhe vendas nga dritaret e restorantit “Fusha e Gjësë” mbase më quajtën të “çmendur”, por nuk mund të mos e bëja një video nga kjo parajsë turistike shqiptare në Valbonë të Tropojës dhe pse shiu binte litar.

You Might Also Like

Një propozim për një dimër pak më ndryshe – ishulli evropian me më shumë diell në janar

Pse viti 2025 ishte një pikë kthese për turizmin në Uzbekistan?

Katër fshatra të rinj turkë renditen ndër më të mirët në botë

Resorti francez i skive ofron ski falas gjatë gjithë dimrit

Banka kombetare e Greqise vlereson te arë turizmin dekadën e fundit

Kosova Times August 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Apel i ri nga Interpoli: Na ndihmoni të identifikojmë një grua të vrarë shumë vite më parë

Kosova Times Kosova Times October 11, 2024
Ismaili: Kurti, arkitekt i një mentaliteti bllokues
SPAK kërkon ta arrestojë, Arben Ahmetaj largohet nga Shqipëria
Tahiri thotë se AAK do të jetë befasia e zgjedhjeve
AKB: Mbi një milion euro po shpenzojnë kosovarët për fundjavë në Greqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?