By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi
January 27, 2026
Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi
January 27, 2026
Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë
January 27, 2026
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
January 27, 2026
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Reforma me urdhër-kur pushteti bëhet pronë personale”!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “Reforma me urdhër-kur pushteti bëhet pronë personale”!
Opinion

“Reforma me urdhër-kur pushteti bëhet pronë personale”!

Kosova Times
Last updated: 2025/08/31 at 1:08 PM
Kosova Times Published August 31, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj

Pas zgjedhjeve të 11 majit dhe fitores së Partisë Socialiste, vendi u përball me një skenar të pazakontë: një urdhër nga Kryeministri për “dorëheqje kolektive” e gjithë zinxhirit drejtues në bashkitë e vendit. Në vend të një rotacioni normal bazuar në performancë, profesionalizëm dhe respektim të ligjit, u aplikua një logjikë “fshirëse” që shkel mbi parimet themelore të administratës moderne.

Në thelb, një akt i tillë është shumë më tepër se një masë organizative. Ai është një mesazh politik: se pushteti nuk shihet si institucion, por si pronë personale. Se pushteti vendor, i zgjedhur dhe i garantuar nga Kushtetuta, mund të trajtohet thjesht si një degë periferike e Kryeministrisë. Kjo lëvizje ngre një pyetje të madhe: ç’kuptim kanë zgjedhjet lokale, nëse pas tyre, me një urdhër nga lart, mund të ndryshojnë të gjithë drejtuesit, pa asnjë konsultim dhe pa asnjë kriter të qartë?

Demokracia funksionale kërkon balancë pushtetesh dhe autonomi reale të qeverisjes vendore. Kushtetuta shqiptare e thotë qartë: pushteti vendor është i pavarur dhe ka organet e veta drejtuese. Nëse këto kompetenca merren nga qendra, atëherë nuk kemi më ndarje pushtetesh, por një model autokratik ku Kryeministri kthehet në figurë të gjithëpushtetshme.

Është e kuptueshme që pas çdo cikli zgjedhor, partitë në pushtet kërkojnë të vendosin njerëzit e tyre në poste kyçe. Ky fenomen nuk është i panjohur. Por ka një ndryshim të madh mes lëvizjes normale brenda ligjit dhe një “shkarkimi masiv” që vjen me urdhër politik. Në rastin e parë, respektohen procedurat, mbrohen të drejtat e nëpunësve civilë dhe ruhet stabiliteti institucional. Në rastin e dytë, institucioni kthehet në arenë politike dhe nëpunësi publik trajtohet si militant partie që mund të zëvendësohet në çdo moment.

Një vend serioz nuk mund të ndërtojë administratë të qëndrueshme mbi këtë logjikë. Asnjë reformë nuk mund të quhet e tillë nëse niset nga fshirja totale e strukturave ekzistuese, pa analizë, pa transparencë dhe pa respektim të meritokracisë. Përkundrazi, kjo është një goditje ndaj besimit qytetar dhe një shenjë se shteti funksionon mbi bazën e tekës së individit dhe jo mbi rregulla të shkruara.

Nëse lejojmë këtë praktikë të përsëritet, atëherë çdo qeveri e radhës do të ketë në dorë të “shkarkojë” jo vetëm administratën, por në një farë mënyre edhe qytetarët që e kanë zgjedhur atë administratë. Kjo nuk është demokraci, por centralizim ekstrem, një kthim pas në logjikën e sundimit dhe jo të qeverisjes.

Shqipëria ka nevojë për një administratë që nuk e tremb urdhri i ditës, por që i bindet ligjit. Ka nevojë për institucione që nuk janë shtojca e partive, por garanci e qytetarëve. Vetëm atëherë mund të flasim për reformë të vërtetë, dhe jo për një fjalë të bukur që fsheh një realitet të hidhur: pushtetin si pronë private të Kryeministrit.

You Might Also Like

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Kosova Times August 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hyseni: Pastrimi i shtretërve të lumenjve ka parandaluar dëme milionëshe

Kosova Times Kosova Times January 20, 2025
Konjufca informon delegacion e parlamentit të jashtëm çek për situatën në rajon
Kryeministri Kurti uron ditën e Shën Luçisë
Djali i Redondos i bashkohet Messit te Inter Miami
IPK-ja rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë për incidentin në sheshin “Car Llazar”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?