By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Katastrofë në Mal të Zi: Deti përmbyti shtëpitë në perlën turistike!
January 5, 2026
Një operacion sekret në Doha, takimet zgjatën me muaj të tërë, Maduro është tradhtuar dhe është dorëzuar!”
January 5, 2026
Sumohet shtepia e zevendespresidentit amerikan D Vancea !
January 5, 2026
Shefi i SBU Vasyl Malyuk njoftoi dorëheqjen e tij
January 5, 2026
Kapet në Morinë një shtetas kosovar i dënuar nga autoritetet lituaneze
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Subvencionimi i teksteve shkollore vazhdon, prindërit të pakënaqur Albana Bajrami/ RTK Radio
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Subvencionimi i teksteve shkollore vazhdon, prindërit të pakënaqur Albana Bajrami/ RTK Radio
Lajme

Subvencionimi i teksteve shkollore vazhdon, prindërit të pakënaqur Albana Bajrami/ RTK Radio

Kosova Times
Last updated: 2025/08/31 at 3:22 PM
Kosova Times Published August 31, 2025
Share
SHARE

Nesër fillon procesi mësimor në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar. Ndërkohë ka vazhduar procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova. Për këtë proces ka pasur edhe pakënaqësi nga ana e prindërve. Ndërsa, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve.

 

Pothuajse në të gjitha shkollat e vendit të ciklit parauniversitar do të fillojë mësimi më 1 shtator, ndërsa procesi për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore është duke vazhduar. Edhe këtë vit, prindërit janë subvencionuar për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. Disa prej tyre e kanë vlerësuar këtë proces të pasuksesshëm, e disa prej tyre urojnë një fillim të mbarë të këtij viti shkollor.

“Shumë tollovi po bëhet nëpër librari, nuk e di pse e kanë ndërruar mënyrën e pajisjes me tekste shkollore…”, tha njëri nga prindërit.

Tani neve po na duhet me i mbajt, dhe nuk po mundemi me i pas të kompletuara”, shtoi një tjetër.

“Po na ndodhë që nuk po i gjejmë të gjitha në një vend, e po duhet me i kërku në disa librari derisa po i kompletojmë… Kisha uruar të gjithë ata fëmijë që fillojnë ditën e parë në shkollë që të jetë një vit i mbarë , me plotë shëndet e plot suksese”, theksoi një tjetër prind.

Edhe Sindikata e Arsimit ka uruar një fillim të mbarë të vitit shkollor.

Nënkryetarja e kësaj Sindikate, Vjollca Shala, ka thënë për Radio Kosovën, se shpreson që sapo të formohen institucionet qeveritare të fillojë dialogu social, pasi sipas saj, gjendja aktuale e mësimdhënësve nuk është e mirë.

“ Me këtë gjendje që e kemi aktualisht, dhe në vazhdimësi për të pasur cilësi në arsim, duhet të angazhohen të gjithë akterët dhe të arrihet një e gjë e tillë. Ne kemi në proces mësimor edhe mësimdhënës të cilët janë me gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Shala.

Radio Kosova i ka drejtuar pyetje Ministrisë së Arsimit, për fillimin e vitit shkollor dhe procesin e subvencionimit të prindërve për tekstet dhe materialet shkollore, por ende nuk ka kthyer përgjigje.

Megjithatë, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se deri më 27 gusht, përmes platformës e-Kosova, janë pranuar gjithsej 183 mijë e 226 aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore, ndërsa kanë filluar edhe pagesat e para. Sipas Ministrisë, të gjitha aplikimet janë verifikuar nga koordinatorët e shkollave dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit. Procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, ndërsa për prindërit që kanë pasur probleme dhe ankesa kanë mundur të kontaktojnë në adresat përkatëse të publikuara nga ana e Ministrisë.

You Might Also Like

Kapet në Morinë një shtetas kosovar i dënuar nga autoritetet lituaneze

Digjet një objekt pranë stadiumit, zjarrfikësit në vendngjarje

KQZ: Mbi 73% e votave të numëruara, certifikimi pritet deri më 19 janar

KQZ: Numërohen 68 nga 92 kuti nga votimi përmes postës

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times August 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Polonia dhe vendet baltike i kërkojnë Bjellorusisë t’i dëbojë luftëtarët rusë

Kosova Times Kosova Times August 28, 2023
Përjashtimi nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit me pasoja për Kosovën
Horoskopi ditor për 9 janar 2024!
Osmani takohet me kryeministrin bullgar, flasin për aspiratat e anëtarësimit të Kosovës në NATO
Kurti rendit pikat ku qeveria i mbështeti qytetarët gjatë vitit 2022
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?