Policia e Pejës ka arrestuar dy persona të dyshuar për dy raste të ndara të vjedhjes, të ndodhura më 30 dhe 31 gusht 2025. Në të dyja rastet, pas një pune hetimore intensive, të dyshuarit janë identifikuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse.
Siç ka njoftuar Policia, më 30.08.2025, në rrugën “Emrush Miftari” në Pejë, është raportuar vjedhja e një biçiklete me vlerë prej 5000 euro. Hetuesit kanë arritur ta arrestojnë një të dyshuar, i cili pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkaq, më 31.08.2025, në rrugën “Ramë Lajqi” në Pejë, është raportuar një tjetër rast vjedhjeje, kësaj here i një motoçiklete me vlerë prej 4000 euro. Personi i dyshuar, i mitur, është arrestuar nga hetuesit dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale. Me vendim të prokurorit të Shtetit, i mituri është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka bërë të ditur se nmë të dy rastet, mallrat e vjedhura (biçikleta dhe motoçikleta) janë kthyer pronarëve legjitimë.