Njësitë policore në Leposaviq kanë hasur gjatë patrullimit një shtetas serb, i cili ishte duke shpërndarë afishe në gjuhën serbe me përmbajtje që dyshohet se përbën vepër penale të “Nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi është ndaluar dhe është intervistuar në prezencë të prokurorit kompetent.
Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.