Babai i tij, Avdi Kryeziu, e ka përkujtuar me një mesazh emocionues djalin e tij, pikërisht në ditën e vrasjes, duke theksuar se Arlindi sot do të ishte 31 vjeç.

“Në 27-vjetorin e rënies së birit tim, ARLINDIT 4-vjeçar, zemra na dhemb si ditën e parë! Më 1 shtator 1998, ai u vra mizorisht nga forcat barbare serbe, pa faj, pa mëshirë – një engjëll që sapo kishte nisur të njihte jetën, i cili sot do të ishte 31-vjeçar dhe një krah i fortë i imi dhe i familjes!

Arlindi nuk pati rast të rritet, të ëndërrojë, por u bë simbol i dhimbjes sime si prind dhe i gjithë familjes. Atë ditë të kobshme u plagos rëndë dhe me pasoja të përhershme edhe bashkëshortja ime.

Prehu në parajsë, shpirti i babit – asnjëherë nuk do të harrohesh!”, ka shkruar ai në “Facebook”.