Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve emergjente, pesë pasagjerët e dy automjeteve vdiqën menjëherë, raporton RTL. Sipas disa mediave, dyshohet se tre nga 5 viktimat janë shqiptarë nga Kosova.

Të martën në mëngjes, prokurori publik caktoi një gjykatës hetues për të udhëhequr hetimin, me detyrë kryesore të përcaktojë identitetin e pesë viktimave që u dogjën në automjete. Analiza të ADN-së po kryhen në Laboratorin Kombëtar të Shëndetit (LNS) në Dudelange, Luksemburg.

Në këtë fazë, nuk janë dhënë detaje të tjera mbi shkakun e aksidentit. Sipas burimeve të RTL, besohet se një nga automjetet ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur ballë për ballë me një furgon, i cili dyshohet se i përkiste shërbimit të transportit Adapto.