By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri
January 23, 2026
Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë
January 23, 2026
Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall
January 23, 2026
Kokteje për mbrëmjet e ftohta
January 23, 2026
Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OFTK padit AKA-n për akreditimin e programit ‘Fizioterapi dhe Rehabilitim’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > OFTK padit AKA-n për akreditimin e programit ‘Fizioterapi dhe Rehabilitim’
Lajme

OFTK padit AKA-n për akreditimin e programit ‘Fizioterapi dhe Rehabilitim’

Kosova Times
Last updated: 2025/09/02 at 3:51 PM
Kosova Times Published September 2, 2025
Share
SHARE

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër vendimit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AKA) për akreditimin e programit “Fizioterapi dhe Rehabilitim” në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së.

 

Kryetari i OFTK-së, Feim Gashi, ka theksuar se vendimi i AKA-së përmban shkelje të shumta ligjore dhe nuk respekton asnjë standard apo rekomandim të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët kishin kërkuar që emërtimi i programit të jetë vetëm “Fizioterapi”.

Sipas tij, me këtë vendim janë bërë shkelje të shumta ligjore dhe nuk është respektuar asnjë kriter.

Gashi ka deklaruar se AKA nuk i ka respektuar rekomandimet e ekspertëve, të cilët kanë dhënë rekomandim obligues që të ndryshohet emri nga “Fizioterapi dhe Rehabilitim” në vetëm “Fizioterapi”. Madje, ky rekomandim është dashur të respektohet para se të fillojë implementimi i programit.

“Si Odë e Fizioterapisë nuk jemi kundër UP-së. Ne kemi hapur dyert e bashkëpunimit sa i përket programit të fizioterapisë, por jo që të akreditohet në këtë formë, duke mos respektuar asnjë standard ndërkombëtar. Edhe vetë ekspertët që ka angazhuar Agjencia nuk janë vlerësuar; edhe pse në vendim thuhet se ai është marrë konform ekspertizës së ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e programit, ata nuk janë konsideruar si ekspertë. Ata kanë dhënë disa rekomandime të cilat nuk janë zbatuar në vendim”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, bartësit e programit nuk janë të profilit të fizioterapisë dhe mungojnë thirrjet akademike adekuate. OFTK ka kërkuar edhe masë sigurie për pezullimin e vendimit deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.

Avokati i OFTK-së, Florian Petani, ka deklaruar se vendimi i Agjencisë së Akreditimit për programin “Fizioterapi dhe Rehabilitim” përmban shkelje të rënda që rrezikojnë të shkaktojnë pasoja të pariparueshme për studentët.

You Might Also Like

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

OVL UÇK priti komandanten e veteranëve amerikanë, Gucati i ndan mirënjohje

Specialja: Ligjëratat janë informative,pa përmbajtje politike e ideologjike Gentiana Kelmendi/RTKlive

Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u angazhuan sot

Gjendet i gjallë shtetasi i Shqipërisë i zhdukur në Jezercë të Ferizajt

Kosova Times September 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Obuçina sërish briliante: “Rruga e Mëndafshit është më e këndshme për Vuçiqin, më e butë se rruga për në Evropë

Kosova Times Kosova Times October 17, 2023
ShBA e “zhgënjyer” me mosshtyrjen e afatit për targat
Tre persona të zhdukur brenda 24 orëve
Rusia dënon shtatë burra që duken “shumë homoseksualë”
Patrushev i premtoi Vulinit: “Rusia do të përpiqet të pengojë miratimin e rezolutës për Srebrenicën!”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?