Krasniqi ka falënderuar Mushkolajn për gatishmërinë dhe përkushtimin e tij për të qenë kandidat për Kryetar të Deçanit, kandidaturë, e cila fatkeqësisht, nuk u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të kufizimeve ligjore.

“Rrjedhimisht, Partia Demokratike e Kosovës ka përzgjedhur kandidatin e ri për Kryetar të Deçanit, Jetmir Prekalla. Ai ka përfunduar studimet master i shkencave në Inxhinieri Agroushqimore dhe Teknologji Agroushqimore, ndërsa aktualisht është asistent profesor në Universitetin “Haxhi Zeka” dhe në proces të realizimit të doktoraturës së tij”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Krasniqi i dha mbështetjen e plotë Prekalla, duke theksuar se Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë fuqishëm përkrah tij dhe ekipit të PDK-së në Deçan, me synimin për të ofruar qeverisje lokale me përgjegjësi, zhvillim dhe vizion të qartë për të ardhmen e qytetarëve të kësaj komune.