Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30, kur qytetarët njoftuan policinë për rastin.

“Patrullat policore reaguan menjëherë dhe pasi kontaktuan dëshmitarët, vunë re vajzën në anën e jashtme të ballkonit. Njëri nga policët ndërhyri duke hapur derën e banesës me forcë dhe, me ndihmën e një kolegu tjetër, arriti ta tërheqë vajzën në brendësi”, njoftonm policia.

Në vendngjarjes, sipas policisë, intervenoi edhe ekipi i emergjencës, i cili i dha ndihmën e parë dhe më pas e shoqëroi për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Pas trajtimit fillestar, ajo u transferua në QKUK në Prishtinë, ndërsa familjarët e saj u njoftuan menjëherë, thuhet më tej në njoftim.

Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe ka apeluar që të raportohen raste të ngjashme, në mënyrë që të parandalohen tragjedi të mundshme.