By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 10, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta
October 10, 2025
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
October 10, 2025
Horoskopi ditor për 10 tetor 2025
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ademi flet për “Blick”: Avdullahu mund të bëhet Xhaka i Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Ademi flet për “Blick”: Avdullahu mund të bëhet Xhaka i Kosovës
Sport

Ademi flet për “Blick”: Avdullahu mund të bëhet Xhaka i Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/09/04 at 1:48 PM
Kosova Times Published September 4, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën e madhe zvicerane, “Blick”. Ademi ka folur për çështje të shumta që lidhen për dy përfaqësueset.

 

Ademi për Blick ka thënë se Kosova është e hapur ndaj të gjithë lojtarëve që dëshirojnë ta prezantojnë dhe që kanë nivel të caktuar. Ka thënë se në Zvicër është një diasporë e fortë e Kosovës që ruan rrënjët, ndien gjakun e Kosovës dhe e do vendin e prindërve dhe familjarëve të tyre.

Për Leon Avdullahun, Ademi ka thënë se vendosi me zemër dhe se është lojtar shumë i mençur. Ai ka treguar se FFK-ja po punon për të krijuar ekipin përfaqësues për dhjetë vjetësh e ardhshme, duke angazhuar lojtarë të rinj. Synimi i madh është kualifikimi në Evropian.

Blick: Zoti Ademi, a duhet Zvicra të ketë frikë nga ju?

Agim Ademi: Zvicra nuk ka pse të ketë frikë, as nga unë, as nga Federata e Futbollit të Kosovës. Jemi miq të mirë – dhe nga miqtë nuk frikësohesh. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Zvicrën. Por në futboll rëndësi ka kush e fiton ndeshjen. Prandaj, ne duam të fitojmë të premten.

Blick: Në fakt, e kishim fjalën për suksesin tuaj që keni bindur Leon Avdullahun të luajë për Kosovën dhe jo për Zvicrën.

Ademi: Kur bëhet fjalë për lojtarët me dy shtetësi: Sigurisht që jemi të hapur për të gjithë ata që duan të përfaqësojnë Kosovën dhe që kanë nivelin e duhur. Në Zvicër ka një diasporë të fuqishme që ruan rrënjët e veta, që ndjen gjakun kosovar dhe dashurinë për shtetin e prindërve dhe familjes – edhe pse shumica kanë lindur në Zvicër.

Blick: A ndjeni ndonjëfarë faji ndaj Federatës Zvicerane, që ka investuar në formimin e Avdullahut si futbollist?

Ademi: Ne gjithmonë do të kemi një mirënjohje të thellë për Zvicrën, që ka pranuar komunitetin tonë. Dhe po, në Zvicër futbollistët kanë shumë më shumë mundësi sesa në Kosovë. Por shqiptarët gjithashtu e kanë çuar futbollin zviceran në një nivel tjetër – duke filluar me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin në ekipin kombëtar. Edhe në Superligën e Zvicrës luajnë shpesh pesë apo gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare, dhe në ekipet e të rinjve ka një numër jashtëzakonisht të madh shqiptarësh. Jemi të lumtur që po zhvillohen kaq mirë, dhe gjithashtu jemi të lumtur kur ndihmojnë në ndërtimin e Kosovës. Zvicra si shtet na ka ndihmuar për të realizuar ëndrrën tonë për pavarësi, na ndihmon ekonomikisht dhe administrativisht. Dhe po, mund të thuhet se na ndihmon edhe sportivisht. Por nuk ka pse të ketë frikë nga ne – dhe nuk ndjejmë as faj. Askënd nuk e kemi detyruar të luajë për ne.

Blick: Si e bindët Leon Avdullahun të zgjedhë Kosovën?

Ademi: Ai vendosi me zemër. Por është edhe shumë i mençur, një djalë që mendon me kokë – ndaj edhe projekti ynë e bindi. Por në radhë të parë, e ndoqi zemrën e tij.

Blick: Çfarë roli luajtën prindërit e tij?

Ademi: Bisedat me Leonin dhe rrethin e tij kanë zgjatur më shumë se një vit. E njohim familjen e tij, kemi marrëdhënie shumë të afërta. Por prindërit e tij vepruan drejt duke mos ndikuar. Ata ia lanë plotësisht atij vendimin. Një djalë si ai nuk mund të manipulohet.

Blick: Si duket ky projekt që e përmendët?

Ademi: Kemi marrë shumë lojtarë të rinj mes moshës 17 dhe 20 vjeç që do të formojnë ekipin për dhjetë vitet e ardhshme. Synimi është kualifikimi në Kampionatin Europian. Dhe Leon ka një rol të veçantë si lider. E shohim si pjesë të gjeneratës së re që do të ndërtojë themelet. Besojmë se ai mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës. Sigurisht që është ende i ri – dhe nuk duam t’i vendosim shumë presion. Por mendojmë se ka potencial për t’u zhvilluar shumë.

Blick: A keni pasur kontakt me Federatën Zvicerane para apo pas vendimit të Avdullahut? A janë ankuar?

Ademi: Jo. Por gjithmonë kështu ka qenë marrëdhënia mes dy federatave. Edhe ne nuk jemi ankuar kur Andi Zeqiri apo Uran Bislimi zgjodhën Zvicrën, edhe pse më parë ishin përpjekur me Kosovën. Vendimi i një lojtari respektohet. Nga të dyja palët.

Blick: Pra nuk ka konflikt?

Ademi: Jo. Kur dikush zgjedh Zvicrën, e respektojmë. Kur Xhaka dhe Shaqiri zgjodhën Zvicrën, ne vazhduam t’i përkrahim – sidomos në kohën kur po krijonim shtetin tonë. Kohët e fundit, edhe Ardon Jashari na ka refuzuar. Këta lojtarë ndihen mirë aty ku janë. Dhe për shkak të tyre, edhe ne jemi tifozë të Zvicrës.

Blick: Nga ana tjetër, Albian Hajdari mund të zgjedhë Kosovën. Sa talente të tjera nga Zvicra keni në shënjestër?

Ademi: Do të ishim shumë të lumtur nëse Albian do të zgjidhte Kosovën. Por mbështesim çdo vendim të tijin. Të gjithë kosovarët – qoftë nga Zvicra apo nga vende të tjera – janë të mirëpritur te ne. U japim edhe mundësinë të na testojnë, para se të vendosin. Qoftë në futbollin e meshkujve apo të femrave.

Blick: Pse janë kaq të rëndësishëm lojtarët nga Zvicra për Kosovën?

Ademi: Sepse te ju ka një komunitet shumë të madh kosovar. Por fokusi ynë nuk është vetëm te Zvicra – kemi edhe lojtarë nga Gjermania, Franca apo Skandinavia. Thjesht, juve ju bien në sy lojtarët nga Zvicra, prandaj e keni atë ndjesi (qesh).

You Might Also Like

Kosova vazhdon përgatitjet me përkushtim të madh para duelit me Slloveninë

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

Presidentja Osmani dekoron kreun e FIFA-s: Faleminderit Infantino!

Ademi zgjedhet anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s

Drita me përmbysje fiton derbin ndaj Gjilanit

Kosova Times September 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

IMK: Mungesa e financimit për RTK-në përbën një kërcënim serioz

Kosova Times Kosova Times August 4, 2025
Çfarë do të vendosin liderët gjatë samitit të NATO-s?
Rama ndjek nga afër punimet e rrugës `A`: Do të reduktojë kolonat
Zelensky s’do të marrë pjesë në samitin e G20 nëse Putin është i pranishëm
Sindikalistët takojnë ministrin Sveçla, marrin mbështetje për policinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?