By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tommy Cash ne festivalin e rrushit ne “Hardh Fest”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Tommy Cash ne festivalin e rrushit ne “Hardh Fest”
Bujqësi

Tommy Cash ne festivalin e rrushit ne “Hardh Fest”

Kosova Times
Last updated: 2025/09/04 at 10:33 AM
Kosova Times Published September 4, 2025
Share
SHARE

Në qytetin vreshtar të Rahovecit nesër fillon festivali “Hardh Fest”. Nën moton “Për kokërr t’qefit!”, festivali synon të mbledhë mijëra vizitorë vendorë e të huaj. Organizatorët thonë se gjithçka është gati për festën e madhe të rrushit, ku për tri ditë e tre net, do të ketë aktivitete të shumta kulturore e argëtuese. Ndërsa, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, thotë se “HardhFest” ka ndikim të jashtëzakonshëm në promovimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. 

 

Nga data 5 e deri më 7 shtator, në qytetin e Rahovecit do të mbahet edicioni më i ri festivalit “Hardh Fest”.

Një nga organizatorët e festivalit të vjeljes së rrushit, rakisë e verës, Gardalin Shtavica, thotë për Radio Kosovën se gjithçka është gati për fillimin dhe mbarëvajtjen e festivalit, i cili si çdo vit tjetër, edhe këtë vit, pritet të sjellë në qytetin e rrushit, mijëra vizitorë nga vendi e bota. Shtavica thotë se festivali do të fillojë me prerjen e kalaveshit të rrushit, për të pasuar aktivitete të ndryshme promovuese, kulturore e argëtuese.

“Si zakonisht do të organizohen lojëra të ndryshme të cilat do të promovojnë traditën dhe kulturën tonë, se një turist kur vije këto dëshiron të sheh se si jeton popullata vendëse dhe si i realizon punët nëpër vreshta. Do të promovohen mekanizmat bujqësorë me të cilët punojnë bujqit. Është gara në vjeljen e rrushit, gara në shtrydhjen e rrushit, pastaj demonstrimi i pjekjes së rakisë. kështu që turistët mund të shohin krejt procedurën se si shkon, nga vjelja rrushit që është lënda e parë e deri tek produkti final vera e rakia”, tha ai.

Sipas organizatorëve, “Hardh Fest” është një organizim që bashkon komunitetin, fermerët, artistët dhe vizitorët nga e gjithë bota, duke e promovuar në arenën ndërkombëtare bujqësinë dhe verarinë vendore.

Rëndësinë e madhe të “Hardh Festit” e pranon edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Ai thotë për Radio Kosovën se ky festival ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik e kulturor të komunës.

“Efekti i “Hardh Festit” është i padiskutueshëm është efekt i madh e shumë pozitiv. Ka një hulumtim dhe besohet se janë mbi 6 milionë euro që mbesin nga kjo festë, nga pjesëmarrësit e shumtë vendorë e vizitorë të jashtëm. T’i mbesin një komune si kjo e jona 6 milionë, është gjë e mirë, sepse buxhet vjetor i Komunës së Rahovecit për investime është diku rreth pesë milionë euro”, tha Latifi.

Latifi tha se komuna e tij, sivjet e ka përkrahur festivalin me 70 mijë euro.

Në natën e fundit të këtij festivali, më 7 shtator, do të marrë pjesë edhe Tommy Cash, përfaqësuesi i Estoninsë në Eurovision këtë vit, i cili me këngën “Espresso Macchiato” rrëmbeu vendin e tretë.

Radio Televizioni i Kosovës është sponsor media i Hardh Festit.

You Might Also Like

AUV paralajmëron për djathin mozzarella të kontaminuar me aflatoksinë M1

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

Faton Peci lë postin e ministrit falënderon Kurtin dhe fermerët

Rendimenti më i lartë nis nga fara cilësore

Studimi: Kimikate toksike të gjetura në drithëra dhe bukë në të gjithë Evropën

Kosova Times September 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

DnV: Votimi po zhvillohet normalisht, me disa parregullsi të vogla

Kosova Times Kosova Times December 28, 2025
Osmani në New York takoi ministrin e Jashtëm të Haitit, u diskutua për krizën energjetike dhe atë ushqimore
ShBA-ja thellësisht e zhgënjyer me vendimin e Kosovës për mbyllje të degëve të Postës së Serbisë
Haki Abazi nga sot në listën zgjedhore të AAK-së
Milanoviq: Kosova i është lënë vetvetes,, pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk e njohën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?