Sipas njoftimit, hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri, ku jeton i njëjti. Është rekomanduar edhe suspendimi i tij.

“IPK në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të njëjtit. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.