Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Besnik Bislimi, ka vazhduar vizitën e tij zyrtare në Berlin, ku mbrëmë zhvilloi një darkë pune me ambasadorë të disa prej shteteve aleate dhe mike, si dhe me përfaqësues të qeverisë gjermane.
Qeveria ka njoftuar se takimi, i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, u fokusua në diskutime rreth progresit që ka shënuar Kosova gjatë viteve të fundit, përparimit drejt integrimit evropian, zhvillimit ekonomik dhe fazave të fundit të procesit të dialogut.
“Bislimi i njoftoi të pranishmit për arritjet ekonomike të vendit, duke theksuar një rritje ekonomike mesatare prej 6% gjatë mandatit aktual qeverisës. Ai gjithashtu foli për përparimin në sundimin e ligjit, implementimin e reformave brenda agjendës evropiane, si dhe përmirësimet e dukshme në renditjet ndërkombëtare që pasqyrojnë këtë progres”, thuhet në njoftim.