“Anëtarët e KGJK-së, bazuar në rekomandimin e Komisionit Vlerësues për intervistimin, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, zgjodhën me shumicë votash këta administratorë: Kushtrim Gashi – Gjykata Komerciale; Ilir Cakaj – Gjykata Themelore në Prizren; Arben Haskaj – Gjykata Themelore në Pejë; Vjosa Hasani – Gjykata Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se mandati i administratorëve të emëruar është katër (4) vjeçar, me të drejtë të vazhdimi, dhe do të filloj nga data 5 shtator 2025.