Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian, ku u diskutua avancimi i bashkëpunimit ndërmjet sistemit prokurorial të Kosovës dhe BE-së, me fokus në forcimin e pavarësisë dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale.
Në takim mori pjesë edhe zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jehona Grantolli, ndërsa delegacioni i BE-së përbëhej nga Thomas Busch, këshilltar kryesor politik i PSBE-së për dialogun Prishtinë–Beograd, dhe Christian Ramet, këshilltar politik dhe përfaqësues në Prishtinë i PSBE-së për dialogun.
Gjatë bisedimeve, u theksua rëndësia e standardeve që ndihmojnë funksionalizimin sa më të mirë të sistemit prokurorial, si dhe ndikimi i tyre në procesin e rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri.
Kelmendi falënderoi BE-në për angazhimin dhe monitorimin e vazhdueshëm në Kosovë, duke nënvizuar se Bashkimi Evropian mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.