Ky vendim u mor në bazë të kërkesës së dorëzuar nga 10 deputetë të Kuvendit, me përfaqësues Igor Simiq, të cilët kërkuan vlerësimin e kushtetutshmërisë së procesverbaleve të seancave të Kuvendit të mbajtura më 26 dhe 28 gusht 2025, si dhe vendimeve të nxjerra në këto seanca.

Gjykata Kushtetuese, e përbërë nga kryetari Nexhmi Rexhepi dhe anëtarët Safet Hoxha, Bajram Ljatifi, Radomir Laban, Remzije Istefi-Peci, Enver Peci dhe Jeton Bytyqi, vendosi të caktojë masën e përkohshme që ndalon çdo veprim të deputetëve dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë.

“Masa hyn në fuqi më 5 shtator 2025 dhe zgjat deri më 30 shtator 2025. Vendimi do të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe do t’u kumtohet palëve. Ky vendim hyn në fuqi më 5 shtator 2025”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.