Në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, janë planifikuar një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen gjatë ditëve në vijim, e që kulmojnë me ceremoninë qendrore të shtunën.
Aktivitetet përfshijnë gara sportive, aktivitete me komunitetin dhe angazhimin e njësive të ndryshme policore në iniciativa që synojnë afrimin e qytetarëve me Policinë e Kosovës.
Në ceremoninë qendrore dhe në aktivitetet e parapara nga Divizioni i Policimit në Bashkësi, pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, menaxhmenti i lartë i institucionit, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.
Agjenda e aktiviteteve
E premte, 5 shtator 2025
Aktivitete të Policisë në Bashkësi me fëmijë dhe të rinj, me pjesëmarrje edhe të njësive speciale.
Lokacioni: Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë
Koha: 09:00 – 13:00
Porta e Hapur – Drejtoritë rajonale dhe stacionet policore hapin dyert për qytetarët.
Koha: 10:00 – 14:00
Ndeshje volejbolli mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë.
Lokacioni: Salla e Sporteve, Pallati i Rinisë, Prishtinë
Koha: 12:15
E shtunë, 6 shtator 2025
Ceremonia qendrore e shënimit të 26-vjetorit të Policisë së Kosovës
Lokacioni: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës
Fillimi: Ora 19:00
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këto aktivitete synojnë të forcojnë lidhjen me qytetarët, të promovojnë transparencën dhe të shfaqin kapacitetet dhe profesionalizmin e strukturave të saj në shërbim të sigurisë publike.