Sipas njoftimit të Policisë, më 04 shtator 2025, qytetari Ilir Tunaj kishte gjetur një çantë në parkingun e një marketi në Klinë, brenda së cilës gjendej një kuletë me para.

Pas pranimit të rastit, Policia ka identifikuar pronarin e kuletës dhe e ka ftuar në Stacionin Policor Klinë, ku i janë kthyer paratë dhe sendet personale.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin për ndershmërinë dhe përgjegjësinë e lartë qytetare të treguar.