Tre persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se kryen dy raste vjedhjesh në dy markete, më 5 shtator 2025. Policia ka konfirmuar se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit.
Rastet e vjedhjes janë raportuar rreth orës 11:00, njëri në rrugën “Enver Topalli” dhe tjetri në rrugën “Rexhep Bislimi”. Njësitet policore kanë ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar të dyshuarit në stacionin policor.
Hetuesit kanë sekuestruar mallrat ushqimore të vjedhura, me vlerë rreth 1700 euro, të cilat më pas janë kthyer tek personat e dëmtuar.
Të arrestuarit janë: M. G., 21 vjeç; L. B., 22 vjeç; dhe B.A 23 vjeç.