Një person është therur me thikë sot në parkun e qytetit në Mitrovicë.
Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë të Jugut, ka konfirmuar për RTKlive se një person është sulmuar nga dy persona të dyshuar.
Zahiti, ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore.
“Sot, rreth orës 10:10, është raportuar se në parkun e qytetit në Jug të Mitrovicës, një person është sulmuar nga dy persona të dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjeti të mprehtë”, ka thënë Zahiti.
Po ashtu Zahiti konfirmon se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin