Bajrush Kajtazi producent i filmit përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se shfaqja e filmit u ndërpre për shkak të pakënaqësive të shprehura zëshëm nga një grup personash ende të panjohur, të cilëve, siç thuhet, u pengoi fakti që filmi ishte në gjuhën shqipe.

“Ky është një akt i turpshëm dhe i papranueshëm, por fakti që Lejleku ngjalli reagime kaq të forta tregon fuqinë e tij: ky film hap dialog, sfidon tabutë dhe prek plagë që disa përpiqen t’i fshehin”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se si producent, thotë me krenari se Lejleku do të vazhdojë rrugëtimin e tij në festival, kinematë dhe hapësirat kulturore të rajonit dhe të Evropës.

“Ky film është dëshmi se arti shqip ka zë, ka dinjitet dhe ka mbështetje të forte ndërkombëtare dhe ky zë nuk do të heshtet kurrë, ka shkruar Kajtazi.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe zyra e BE-së në Podgoricë duke thënë se “liria e shprehjes artistike është një nga vlerat thelbësore të demokracisë”.