Në Prishtinë, një viktimë femër është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast të dhunës ndaj dy viktimave femra, ngjarje kjo e ndodhur më 27 gusht. I dyshuari është ndaluar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Fushë Kosovë, është arrestuar një i dyshuar për dhunë psikike dhe fizike ndaj një viktime femre, por pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Në të njëjtën ditë, një tjetër person është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Kaçanik, një mashkull është raportuar të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj një femre, duke i shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Dhe në Prizren, është raportuar se një femër është duke përjetuar dhunë psikike dhe fizike nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit të palëve, prokurori është informuar dhe me urdhër të tij është inicuar rasti, i cili do të ndiqet në procedurë të rregullt.