By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryetari i tifo-grupit “Plisat” dënohet me dënim unik prej një viti e pesë muaj burgim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryetari i tifo-grupit “Plisat” dënohet me dënim unik prej një viti e pesë muaj burgim
LajmeSport

Kryetari i tifo-grupit “Plisat” dënohet me dënim unik prej një viti e pesë muaj burgim

Kosova Times
Last updated: 2025/09/08 at 11:26 AM
Kosova Times Published September 8, 2025
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën ka shpallur aktgjykim dënues ndaj kryetarit të tifo-grupit “Plisat”, Rinor Grajqevci, duke e dënuar me dënim unik prej 1 viti e pesë muaj burgim për “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë gjyqtari Sabit Sadikaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Grajqevci, për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” u dënua me një vit burgim, ndërsa për “Armëmbajtje pa leje” me 6 muaj burg.

Gjyqtari Sadikaj njoftoi se vepra e tretë penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” është bashkuar me veprën e parë pasi që ekzistojnë të gjitha elementet e asaj vepre penale.

Ndaj të akuzuari Grajqevci, u shqiptua dënim unik prej një viti e pesë muajsh burgim. Ndërsa i dëmtuari u udhëzua në kontest civil.

I akuzuari u obligua të paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale në shumën prej 200 euro dhe 20 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Grajqevci nuk ishte i pranishëm në shpallje të aktgjykimit.

Grajqevci në seancën fillestare më 4 shtator, e pranoi fajësinë për veprat penale që i viheshin në barrë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të ngritur më 17 nëntor 2020, Rinor Grajqevci akuzohej se më 15 maj 2020 rreth orës 18:25 në rrugën “Ahmet Haxhiu”, gjatë kohës që po drejtonte veturën, ka dalë nga vetura dhe me armë zjarri ka shtënë një herë në drejtim të veturës së të dëmtuarit Arben Gashi, duke e goditur në pjesën e pasme, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Me këtë, ai akuzohej për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 356, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Tutje, aktakuza thekson se nga data e papërcaktuar deri më 15 maj 2020, në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Prishtinë, i akuzuari Grajqevci ka mbajtur pa autorizim armën e llojit Zoraki, në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit për armë, duke e përdorur për të shtënë në drejtim të veturës së të dëmtuarit.

Me këtë, ai akuzohej për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, në të njëjtën datë, kohë dhe vend, i akuzuari, me dashje dhe me qëllim, ka dëmtuar pasurinë e të dëmtuarit Arben Gashi, duke shtënë në veturën e tij, çka ka shkaktuar dëmtim material dhe ka ndryshuar dukjen e veturës.Me këtë veprim, ai akuzohej për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, nga neni 321, paragrafi 1 i Kodit Penal.

You Might Also Like

Foto familjare e tre heronjeve

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona

Biserko: Qëllimi i Vuçiqit nuk është Serbia në BE

Prokuroria në Mitrovicë interviston 43 kryesues për falsifikim votash

Kosova Times September 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Sveçla: Është arrestuar edhe një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it

Kosova Times Kosova Times April 15, 2025
Zbardhet ngjarja e vrasjes se 61-vjeçarit: E lidhën me zinxhir dhe i hodhëm benzinë nga koka te këmbët
Suhareka merr pikët e plota në udhëtim ndaj Ferizajt
Viti i ndryshimeve në rrjetet sociale: Twitter shkoi, Threads erdhi, IA hyri në lojë
Tentoi të dilte nga Shqipëria me lëndë narkotike me vete, arrestohet 42-vjeçari nga Gjermania
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?