Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj eagoi pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, duke shprehur mbështetje të plotë për këtë vend aleat, ndërsa dënoi veprimet e Rusisë.
Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit brenda Aleancës përballë sfidave të sigurisë në Evropë.
“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Shprehim solidaritet të plotë me Poloninë dhe përshëndesim reagimin e saj, në bashkëpunim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe garantimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë aleatëve”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë.