By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita
Uncategorized

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

Kosova Times
Last updated: 2025/09/10 at 3:48 PM
Kosova Times Published September 10, 2025
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin për “qeverisjen e kundërligjshme dhe praktikën e mbajtjes së pozitave me ushtrues detyre” gjatë Qeverisë Kurti II.

 

Në raportin e IDK-së, thuhet se Kushtetuta dhe Ligji për Qeverinë ndalojnë qartë që një person të mbajë njëkohësisht pozitën e deputetit dhe të anëtarit të Qeverisë. Megjithatë, shumica e anëtarëve të Qeverisë në detyrë kanë vazhduar t’i mbajnë të dy funksionet, duke shkelur Kushtetutën dhe Ligjin.

“Mos lëshimi i zyrave të Qeverisë në detyrë nga personat që janë edhe deputetë të Kuvendit ka pasoja shumëdimensionale. Pos cenimit të sundimit të ligjit në Kosovë, kjo situatë ka dëmtuar edhe imazhin e Kosovës tek partnerët ndërkombëtarë, të cilat kanë theksuar se nuk do të zhvillojnë takime me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një qeveri me mandat të plotë. Në anën tjetër, në kuptim të vendimit të Gjykatës Supreme, të gjitha vendimet të cilat merren nga anëtarët e qeverisë të cilët janë edhe deputet, janë të kundërligjshme. Në pamundësi për tu atakuar secili vendim, kjo situatë e mbush rendin juridik me vendime të kundërligjshme. Kjo situatë tërheq pas vetes edhe përgjegjësi penale, e cila përgjegjësi aktualisht është duke u shqyrtuar nga PSRK. Për më tepër, kjo situatë rrezikon të ketë implikime edhe në përzgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit”, thuhet në raport.

Sipas raportit, Qeveria Kurti II është karakterizuar si qeveri me ushtrues detyre.

“Një numër i madh i pozitave janë mbajtur për vite të tëra nga ushtrues detyre, pa u zhvilluar procedurat e rregullta të rekrutimit. Gjykata Supreme ka theksuar se çdo pozitë e mbajtur me ushtrues detyre përtej afatit ligjor është e kundërligjshme dhe vendimet e nxjerra në këto rrethana janë të pavlefshme”, thekson IDK-ja.

Sipas IDK-së, kjo praktikë, e kundërt me standardet ndërkombëtare të qeverisjes së mirë, ka dëmtuar meritokracinë, ka paralizuar funksionimin normal të institucioneve dhe ka rritur potencialin për korrupsion.

IDK-ja thekson se mbajtja e pozitave me ushtrues detyre duhet të jetë vetëm përjashtim, ndërsa proceset meritore të rekrutimit duhet të jenë rregull.

You Might Also Like

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Kosova Times September 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Autoritetet bjelloruse konfiskojnë pasaportat e të burgosurve politikë të liruar

Kosova Times Kosova Times September 12, 2025
Policia me angazhim të shtuar në ato zona të vendit ku ka vërshime
Thaçit dhe të tjerëve u hiqen kufizimet për vizita
Maqedonci takon komandantin e KFOR-it, bisedojnë për situatën e sigurisë
Mbreti Charles diagnostikohet me kancer
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?