By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Humb jetën një person si pasojë e vetaksidentit në Mazgit
December 15, 2025
100-vjetori i lindjes së Camajt: Akademia e Shkencave zhvilloi konferencë
December 15, 2025
Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës ka shqiptuar 1.447 gjoba në trafik
December 15, 2025
SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas
December 15, 2025
BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti me thirrje për një front të bashkuar kundër varësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Kurti me thirrje për një front të bashkuar kundër varësisë
Uncategorized

Kurti me thirrje për një front të bashkuar kundër varësisë

Kosova Times
Last updated: 2025/09/10 at 3:43 PM
Kosova Times Published September 10, 2025
Share
SHARE

Në konferencën “Një komunitet pa varësi”, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se një komunitet pa varësi është mision kombëtar. Ai tha se nuk mund të pranojnë që varësia të bëhet realiteti i hidhur i rrugëve, i shkollave apo i familjeve në Kosovë.

 

“Jemi mbledhur sot për një beteje të përbashkët, betejë për jetën, për dinjitetin dhe për të ardhmen e fëmijëve. Një komunitet pa varësi është mision kombëtar që na thërret të gjithëve pa përjashtim. Jemi këtu bashkë, sepse së bashku po angazhohemi për një shoqëri të mirë ku çdo fëmijë dhe çdo i ri do të ketë mundësinë të jetojë me dinjitet dhe me shpresë”, deklaroi kreu në detyrë i qeverisë në konferencën e organizuar nga  Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së  Kryeministrit në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, Trust Circle Foundation dhe organizatën Labyrinth.

Tutje Kurti tha se Qeveria e Kosovës e ka të qartë se lufta kundër varësisë kërkon qasje gjithëpërfshirëse dhe të bashkërenduar që, sipas tij, fillon nga parandalimi, vijon me edukimin e ndërgjegjësimin, ofron mbështetje psiko-sociale dhe shëndetësore me qëllim të zvogëlimit të dëmit për ata që marrin drogë dhe garanton rehabilitim e ri-integrim dinjitoz në shoqëri.

“ Jemi të përkushtuar në zbatimin e strategjisë shtetërore kundër drogave 2024-2028 si një nga prioritetet për mbrojtjen e shëndetit publik. Përmes kësaj strategjie kemi përcaktuar masat e qarta që kombinojnë luftimin e zinxhirëve të shpërndarjes së drogave në forcimin e mekanizmave të edukimit në veçanti tek moshat e reja shkollore, por edhe parandalimin e rehabilitimin duke i pasur të gjitha këto në fokus. Ne po fuqizojmë policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike, ndërkohë po investojmë në qendra trajnimi dhe programe rehabilitimi për të rinjtë tanë”, deklaroi tutje shefi në detyrë i qeverisë.

Kurti tha se nuk mund të pranojnë që varësia të bëhet realiteti i hidhur.

“Ne nuk  mund të pranojmë që varësia të bëhet realiteti i hidhur i rrugëve tona, i shkollave tona apo i familjeve tona. Kjo është një betejë që e fitojmë vetëm së bashku institucionet, policia, komunat, shoqëria civile, mediat, shkollat, prindërit dhe vetë të rinjtë. Sot bëjmë thirrje për një front të bashkuar e të palëkundur kundër varësisë. Vetëm një komunitet i vetëdijesuar, i angazhuar dhe aktiv mund të krijojë të ardhme të lirë nga varësia” deklaroi Kurti në këtë konferencë.

Ndërkohë,  Remzije Krasniqi, presidente e Bordit Drejtues të KOMF-it, tha se viteve të fundit fëmijët dhe të rinjtë, përdorues të substancave narkotike janë ndër tre kategoritë më të cenueshme.

“Fatkeqësisht kjo kategori e fëmijëve shpesh është në hije për shkak të mungesës së plotë të qasjes në shërbime sociale, shëndetësore, rehabilituese, por edhe stigma dhe paragjykimi që e kanë në shoqëri”, tha ajo.

 

You Might Also Like

The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut

Në Izrael promovohet libri `Kosova në 100 fotografi`

Lufta po konsumon njerëz, por Kremlini ofron paga të mëdha

Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë

Hetimet zbulojnë përfshirjen e shtetit serb në kanalin `Ibër Lepenc`

Kosova Times September 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia sanksionon qindra shtetas të Australisë dhe Zelandës së Re

Kosova Times Kosova Times October 29, 2024
Zelensky dhe Galkin në “Rusia 1” së bashku bëjnë shaka me ligje ndaluese, dhe Solovyov qesh! Ishte vërtet në Vitin e Ri – saktësisht 10 vjet më parë
Zgjedhjet në Veri, sot mblidhet KQZ
Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit
Infantino reagon për dhunën e shkaktuar në ndeshjen Trabzonspor-Fenerbahçe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?