Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim menaxheren e re të zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Carole Megevand.
Në këtë takim Osmani ka thënë se Banka Botërore përpos që mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, ndihmoi edhe në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve.
“Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për kontributin e Bankës Botërore të dhënë për Republikën e Kosovës ndër vite, kontribut i cili përpos që mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në vend, nëpërmjet investimeve në kapitalin njerëzor, ndihmoi edhe në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës për këtë takim mes Osmanit si shefe shteti e Megevand menaxhere e re e Bankës Botërore në Kosovë.