Me këtë rast, do të bëhet edhe shpalosja e pllakës përkujtimore kushtuar Rexhep Lucit, në nderim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban.

Ceremonia do të mbahet në hapësirat e reja të sheshit dhe pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, familjarë, miq dhe qytetarë të kryeqytetit.