By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A kemi parti politike apo klube private?
September 12, 2025
Horoskopi ditor për 13 shtator
September 12, 2025
Perla e Costa Blanca që kombinon artin, traditën dhe Mesdheun
September 12, 2025
Vera ende vazhdon!
September 12, 2025
Jeta në qytetin më të shtrenjtë në botë: Hidhini një sy brenda një ndërtese me apartamente nëntë metra katrorë që jepen me qira për 500 euro në muaj
September 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A kemi parti politike apo klube private?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > A kemi parti politike apo klube private?
Opinion

A kemi parti politike apo klube private?

Kosova Times
Last updated: 2025/09/12 at 11:17 PM
Kosova Times Published September 12, 2025
Share
SHARE

Nga Avni Selmani

Në një shoqëri demokratike, roli i partive politike do duhej të ishte që të përfaqësojnë qytetarët, të mbrojnë interesat e tyre dhe të krijojnë ide që e çojnë vendin përpara. Ato duhet të jenë ura mes popullit dhe pushtetit, vend ku qytetari ndihet pjesë e vendimmarrjes. Por tek ne realiteti është ndryshe. Partitë ngjajnë më shumë me klube private. Udhëheqësit me rrethin e tyre i shohin partitë si prona private, mbledhin rreth vetes një grusht njerëzish besnikë dhe çdo vendim merret brenda atij rrethi. Nëse vijnë në pushtet, institucionet mbushen me militantë, postet ndahen si shpërblime, e qytetari nuk ka asnjë ndikim. Tek partitë politike tek ne vlen një parim i thjeshtë, nuk ka rëndësi sa profesionist apo intelektual je, por sa i përkushtuar je ndaj partisë dhe sa besnik je ndaj udhëheqjes së saj. Kjo e tregon pse shumë njerëz të aftë mbesin jashtë, ndërsa vendet e rëndësishme zihen nga ata që dinë vetëm të ndjekin urdhrat dhe të sillen si servilë ndaj udhëheqësit. Shpesh bëhet pyetja, pse në partitë tona nuk shohim akademikë, intelektualë apo profesionistë të njohur? Përgjigjja është e thjeshtë, ata nuk janë të mirëseardhur. Me njerëz të tillë nuk do të mund të bëheshin pazaret që shihen sot, sepse ata nuk do të pranonin t’i nënshtroheshin urdhrave pa kushte. Prandaj partitë zgjedhin më lehtë militantët dhe besnikët, të cilët nuk e vënë në dyshim vendimin e udhëheqjes. E njëjta gjë shihet edhe brenda vetë partive. Sa prej tyre bëjnë zgjedhje të hapura dhe reale? Zgjedhja e kryetarit zakonisht bëhet pa kundërkandidat dhe pa vota të fshehta, sepse duhet të shihet qartë kush është me kryetarin dhe kush jo. Listat e kandidatëve përgatiten nga lart, mendimet ndryshe nuk lejohen, dhe edhe votimet në parlament duhet të jenë në koordinim me shefin e partisë. Këtë dukuri e pamë edhe në seancat e fundit të parlamentit. Deputetët votuan ashtu siç morën urdhra nga udhëheqësit e partive, pa asnjë mendim të tyre. Nuk u lejua të votohet me votim të fshehtë, sepse kjo do t’u hiqte kontrollin shefave të partive. Në vend që deputeti të përfaqësojë qytetarin, ai mbetet i lidhur me klubin e tij politik. Çdo katër vjet, gjatë fushatave, partitë kujdesen shumë për qytetarët. I vizitojnë, i dëgjojnë për hallet e tyre dhe u premtojnë zgjidhje. Por sapo të mbarojnë zgjedhjet, gjithçka ndryshon. Ata mbyllen në qetësinë e tyre dhe e ndajnë “tallin” mes vetes, duke shpërblyer të gjithë “meritorët” e partisë me poste dhe privilegje. Për qytetarin nuk tregojnë më asnjë kujdes, sepse në këtë fazë për ta e rëndësishme është vetëm besnikëria ndaj partisë, jo ndaj popullit. Një tjetër dukuri është rivaliteti i partive me njëra-tjetrën. Ky rivalitet shpesh kthehet në armiqësi të hapur dhe personale mes krerëve të partive. Kur krerët e partive sillen si armiq mes vete, bëhet e qartë se institucionet nuk funksionojnë. Në një shtet me institucione të forta, partitë do të ishin të detyruara të bashkëpunonin për interesin e përbashkët. Nga e gjithë kjo lind pyetja, kush e mbron qytetarin, kur partitë sillen si klube private? Por në fund, përgjegjësia bie edhe mbi vetë qytetarin. Duke i parë këto dukuri, një pjesë e madhe e qytetarëve lidhen emocionalisht me krerët e partive dhe i mbrojnë, duke i lejuar ato të përsëriten. Në këtë mënyrë, qytetari pranon të mbetet i papërfaqësuar dhe e lë shtetin peng i tyre. A.S

You Might Also Like

Betimi i Ministres “Diella” bëhet dilemë kushtetuese!

Newsalbania: Sot politika shqiptare na ofroi një tablo groteske!

Vetëm njerëzit e mëdhenjë me lidership janë gati ti pranojnë gabimet

Policia i arreston, drejtësia i liron, vetgjyqësia “triumfon”!

Mos pagimi i gazetarëve të MCN TV prej gjashtë muajsh nuk është thjesht një shkelje kontraktuale!..

Kosova Times September 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Numri i të vrarëve në Gazë rritet në mbi 38.000

Kosova Times Kosova Times July 4, 2024
Ambasada amerikane në Kosovë përkujton ambasadoren e ndjerë Tina Kaidanow
The Washington Post: “Çfarë përfshin plani i Trump për Rivierën e Gazës: 5,000 dollarë për ata që largohen.”
Zhonglimi i Vuçiqit ne politikën e jashtme të : Nga një takim i përzemërt me Olena Zelenska në një leksion në Shtëpinë Ruse
Parking falas për veturën e parë të regjistruar, komuna e Prishtinës miraton rregulloren
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?