Me certifikatën “Menaxhimi i zemërimit” janë pajisur disa të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit Prizren.
Programi që ka për qëllim zhvillimin e aftësive të të burgosurve për vetëkontroll dhe menaxhim të emocioneve, sipas Shërbimit Korrektues tregon angazhimin e tyre për programe që nxisin rehabilitimin dhe përgatitjen e të burgosurve pas përfundimit të dënimit.
“Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Drejtori i këtij institucioni, z. Faruk Dakaj, së bashku me Drejtoreshën e Departamentit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve znj. Trendelina Qorraj, shpërndanë certifikatat për pjesëmarrësit e Programit “Menaxhimi i Zemërimit”. Ky program ka për qëllim zhvillimin e aftësive të të burgosurve për vetëkontroll dhe menaxhim të emocioneve, duke kontribuar në rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri. Ky aktivitet tregon angazhimin e vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës për t’i ofruar të dënuarve programe që nxisin rehabilitimin dhe përgatitjen e tyre për një jetë më të mirë pas përfundimit të dënimit”, thotë SHKK-ja.