Sipas tyre, pezullimi i kësaj nisme strategjike, përbënë hap prapa për aspiratat ekonomike e diplomatike të Kosovës.

Oda Ekonomike Amerikane thotë se është thelbësore që Qeveria e Kosovës të ndryshojë menjëherë qasjen e saj dhe të angazhohet në një koordinim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pezullimi i kësaj nisme të rëndësisë strategjike për Kosovën, përbën një hap prapa për aspiratat ekonomike dhe diplomatike të Kosovës. Në këtë moment vendimtar, është thelbësore që Qeveria e Kosovës të ndryshojë menjëherë qasjen e saj dhe të angazhohet në një koordinim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë. Kosova nuk ka mbështetës dhe partner më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ky realitet duhet të reflektohet në veprimet dhe vendimet e institucioneve të saj”, thuhet në reagimin e Odës Ekonomike Amerikane.

Tutje, kanë thënë se vetëm përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe përafrimit me aleatët më të besueshëm, Kosova mund të garantojë stabilitetin, të debllokojë mundësitë ekonomike, si dhe të sigurojë mirëqenie afatgjate për qytetarët e saj.

“Oda Ekonomike Amerikane mbetet e përkushtuar në mbështetjen e avancimit të partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe u bën thirrje të gjithë hisedarëve politikë e jopolitikë në Kosovë që të veprojnë me përgjegjësi dhe urgjencë për të rikthyer besimin dhe dialogun”, përfunodn reagimi i kësaj ode.