By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Vendi po rrëshqet në një drejtim të rrezikshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK: Vendi po rrëshqet në një drejtim të rrezikshëm
Lajme

PDK: Vendi po rrëshqet në një drejtim të rrezikshëm

Kosova Times
Last updated: 2025/09/12 at 4:40 PM
Kosova Times Published September 12, 2025
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës thotë se ka marrë me shqetësim të madh vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën, sipas tyre, një proces i cili ishte menduar të forconte marrëdhëniet ekonomike, politike, diplomatike dhe të mbrojtjes.

 

“Ky zhvillim i rëndë është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të pamatura dhe të papërgjegjshme të Qeverisë në largim dhe Kryeministrit në largim, Albin Kurti. Sjellja e tij ka cenuar besimin dhe partneritetin me aleatin tonë më të madh dhe më të rëndësishëm strategjik, ShBA-në, vendin që ka qenë dhe mbetet mbështetësi më i madh i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës”, thuhet në reagimin e PDK-së, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për pezullimin e partneritetit strategjik për afat të pacaktuar me Kosovën.

PDK-ja e ka quajtur këtë si dëmin më të madh politik, diplomatik dhe strategjik që i është shkaktuar shtetit në 25 vitet e lirisë.

“Për më shumë se dy dekada, marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në kanë qenë të pakontestueshme, të bazuara mbi vlera të përbashkëta të lirisë, paqes dhe demokracisë. Sot, për shkak të një qeverisjeje që ka zgjedhur konfliktin mbi bashkëpunimin dhe populizmin mbi përgjegjësinë, këto raporte po vendosen në rrezik. Partia Demokratike e Kosovës rithekson se marrëdhënia me ShBA-të është interes jetik dhe kombëtar i Kosovës, i pakrahasueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Ne mbetemi të përkushtuar për ta ruajtur, forcuar dhe zgjeruar këtë partneritet në çdo rrethanë”, thuhet tutje në reagimin e kësaj partie.

PDK-ja thotë se kjo duhet të shërbejë si thirrje alarmi për të gjithë “Partneriteti me Shtetet e Bashkuara nuk është një çështje e zakonshme politike, por themeli i sigurisë, zhvillimit dhe të ardhmes sonë”.

Partia Demokratike e Kosovës thotë se do të vazhdojë të angazhohet që ky partneritet të mbetet i pathyeshëm dhe gjithmonë në funksion të interesave të popullit të Kosovës.

“Kosova është e popullit të saj, i cili ka ndërtuar lirinë e vet me mbështetjen vendimtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përtej gabimeve të një qeverie të përkohshme, besimi i qytetarëve të Kosovës në miqësinë dhe partneritetin me ShBA-të ka qenë dhe do të mbetet i pathyeshëm, sepse kjo lidhje është më e fortë se çdo interes i përkohshëm politik dhe është rrënjosur thellë në historinë dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, vijon reagimi i PDK-së.

PDK-ja thotë se pas sanksioneve të BE-së e vendimit të SHBA-ve, vendi po rrëshqet në një drejtim të rrezikshëm, sipas tyre, për shkak të një qeverie të papërgjegjshme.

“Kjo është koha e fundit që të gjitha forcat politike properëndimore, me vetëdije shtetformuese, të bashkohen dhe t’i japin Kosovës një qeveri të përgjegjshme, e cila e rikthen vendin në rrugëtimin e sigurt të integrimit euroatlantik – aspiratë e përhershme e popullit të Kosovës”, përfundon reagimi i PDK-së.

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times September 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një alarm ajror është shpallur në të gjithë Ukrainën. Mbrojtja ajrore funksionoi mbi Kiev

Kosova Times Kosova Times December 29, 2022
Dyshohet se përdori forcë ndaj qytetarit, rekomandohet suspendimi i policit
Formacioni zyrtar, Sylvinho zgjedh 11 luftëtarët kuqezinj
Guimaraes i Newcastle-s: Jam i zhgënjyer
Amerika heq kufizimet ndaj ukrainasve për sulmet ndaj Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?