By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Seanca e parë e Legjislaturës XI të Kuvendit, 72 deputetë të rinj, Demokratët bllokojnë foltoren
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Seanca e parë e Legjislaturës XI të Kuvendit, 72 deputetë të rinj, Demokratët bllokojnë foltoren
Lajme

Seanca e parë e Legjislaturës XI të Kuvendit, 72 deputetë të rinj, Demokratët bllokojnë foltoren

Kosova Times
Last updated: 2025/09/12 at 10:55 AM
Kosova Times Published September 12, 2025
Share
SHARE

Kuvendi nisi sot seancën e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Seanca drejtohet nga deputeti i qarkut të Vlorës i Partisë Socialiste, Vasil Llajo, si deputeti më i vjetër në moshë.

Në seancë marrin pjesë ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, të institucioneve kushtetuese, të komuniteteve fetare etj.

Deputeti Llajo në fjalën hapëse e cilësoi seancën moment solemn pasi siç u shpreh ai, “këtu fillon kapitulli i 4 viteve të ardhshme ku do të shkruhet historia e vendit tonë”.

Llajo u shpreh se, “çdo ligj, çdo reformë, çdo vendim duhet të ketë në qendër qytetarin dhe dinjitetin e tij”.

“Në këtë sallë do të ketë gjithmonë ndasi sepse ky është roli i një parlamenti, mazhoranca qeveris, opozita kontrollon dhe kritikon, por mbi këtë ndarje që është e shëndetshme për demokracinë duhet të ndërtohet një kulturë e re, kultura e bashkëpunimit për çështje te mëdha kombëtare. Ne nuk duhet të kemi merak të bashkëpunojmë, kur është fjala për interesin e vendit, përkundrazi duhet të kemi turp nëse nuk e bëjmë. Të ndahemi në debate, por të bashkohemi në qëllime, ky është Kuvendi që meriton mbarë shoqëria shqiptare”, tha Llajo.

Më pas u ngrit sekretaria e përkohshme e Kuvendit me përbërje tre deputetet më të reja, Mariana Koçeku, Zegjine Çaushi, Klodiana Çapja. Më pas, deputetja e PD-së Klodiana Çapja nuk iu bashkua dy kolegeve nga kampi socialist duke mos marrë vendin e saj në ulësen e sekretarisë së përkohshme.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla propozoi emrat e komisionit të përkohshëm të verifikimit të mandateve, Milva Ekonomi, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi, Elton Koreshi dhe Arkend Balla.

Pas propozimit të anëtarëve, Kuvendi miratoi përbërjen e komisionit.

Llajo theksoi se, “Komisioni i përkohshëm për verifikimin e manadateve do të bëjë mbledhjen e tij të parë, do të zgjedhë kryetarin dhe do të marrë dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, do të verifikojë mandatet dhe do t’i paraqesë Kuvendit në seancë plenare raportin për vlefshmërinë e mandateve”.

Ndërsa deputetët demokratë bllokuan foltoren, Llajo mbylli seancën dhe njoftoi se seanca e ardhshme do të mbahet pasditen e sotme në orën 17:00.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha si dhe disa deputetët të opozitës me pankarta në duar bllokuan foltoren e Kuvendit.

Kreu i PD-së kërkoi që të marrë fjalën në foltoren jashtë rendit të ditës, por drejtuesi i seancës së parë plenare, deputeti më i vjetër në moshë Vasil Llajo, ndërpreu fjalën e kryedemokratit.

“Nuk lexoi emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, PS-së, por vetëm prestanomet”, u shpreh Berisha, ndërsa në foltore iu bashkuan edhe deputetë të tjerë demokratë.

“Ky është një narkoparlament. Ka një rregullore. Asnjë komision nuk ndryshohet pa ndryshuar rregulloren. Asnjë komision! Po për këtë nuk ka rregullore, nuk ka Kushtetutë”, tha Berisha duke iu referuar propozimeve të Kryeministrit Rama për riorganizimin e komisioneve të përhershme parlamentare.

Gjatë kësaj seance 140 deputetë të zgjedhur nga qytetarët do të betohen mbi Kushtetutën e Shqipërisë për përgjegjësitë përfaqësuese dhe ligjvënëse.

Rezultatet e 11 majit prodhuan 83 mandate për Partinë Socialiste, 50 mandate për Partinë Demokratike, 3 mandate për Partinë Socialdemokrate, 2 mandate për Partinë Mundësia, 1 mandat për “Shqipëria Bëhet” dhe 1 mandat për Lëvizjen Bashkë.

Nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, 72 ulen për herë të parë në karrigen e parlamentit.

Mosha mesatare e deputetëve është 47,5 vjeç, duke kombinuar përvojën me energjinë e re. 35% e deputetëve janë gra.

Të zgjedhurit vijnë nga profesione të ndryshme: 32 nga drejtësia, 31 nga ekonomia dhe të tjerë u përkasin fushave si mjekësia, shkencat natyrore, sociale, politike, po ashtu edhe nga inxhinieria, arti e sipërmarrja. 25 deputetë mbajnë gradën “Doktor i shkencave” dhe 5 deputetë mbajnë titullin “Profesor”.

You Might Also Like

Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dështimin e formimit të qeverisë

Mbi 150 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Bislimi: Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për BE

Situatë e rëndë nga vërshimet në Ferizaj, evakuohen disa banorë|

Kosova Times September 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Erdogan nderpreu një interviste live! (Video)

Kosova Times Kosova Times April 27, 2023
Të paktën 16 të vrarë nga sulmet ruse në Odesa dhe Vinitsja
Rritja e çmimeve për pushimet në Turqi për rusët arriti në 70%
Vritet nënkryetari i departamentit të mobilizimit Rzhitsky në Krasnodar
Vuçiq: Insistova për asociacionin por Kurti refuzoi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?