Besa Famgas nga Peja ka arritur një sukses të rëndësishëm këtë fundjavë në Ankara të Turqisë, duke kaluar me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë.
Edhe pse pësoi humbje 30:28 ndaj Depsas Enerji, Besa u kualifikua falë fitores së thellë 39:34 në ndeshjen e parë në Pejë.
Ndeshja në Ankara ishte e fortë dhe e hapur, me ekipin vendas që shumicën e kohës ishte në epërsi, por pejanët arritën të menaxhojnë rezultatin në minutat vendimtare.
Më efikasi i ndeshjes për Besën ishte Ahmed Khamis Hosni Hamed me 11 gola, ndërsa nga pesë gola i shënuan Deniz Terziqi dhe Amr Ali Ayan – me Terziqin që realizoi tre nga katër golat e fundit.
Kontribut dhanë gjithashtu Enis Kuleta me 3 gola, Jon Vokshi me 2, si dhe Amar Muqolli e Olt Kabashi me nga një gol. Kabashi u dallua edhe me 10 pritje vendimtare në portë.
Me këtë sukses, Besa Famgas siguron vazhdimin e garës në Kupën Evropiane, duke vazhduar rrugëtimin në ‘tapetet’ evropiane.